Si do të bindet Kurti për minishengenin? Mesi: Ne do të bëjmë përpjekje për mospërjashtimin e Kosovës

Nga A2 CNN
30 Qershor 2021, 14:39 | Politikë
Si do të bindet Kurti për minishengenin? Mesi: Ne do të

Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi, deklaroi në studion e "Ditarit" në A2 se minishengeni ballkanik, i mbështetet nga vendet e BE-së do të sigurojë  lëvizje më të zbutur të njerëzve, mallrave dhe kapitalit pa taksa dhe dokumente shtesë. Mesi shpreson që edhe Mali i zi të rikthehet në takime.

“Që me RCC Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, iniciativë e Merkel, Macron dhe vendeve të unionit të BE edhe me zonën ekonomike ballkanike, ku secili nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor ka detyrë kryesore bashkëpunimin dhe evidentimin e pikave ku ka ndarje për t’i bashkuar që nga njohja e diplomave dhe lëvizja e njerëzve për të siguruar një lëvizje më të zbutur pa taksa e pa dokumente shtesë për mallrat, shërbimet e kapitalin, ky proces nisi me iniciativën e BE. Na takon ne dhe shpresoj që Mali i zi të jetë në këto takime”.

Ajo pranon që Serbia është lider në rajon se ai takon eksporteve të mallrave ushqimore e industriale, por lider dhe nxitës i procesit të minishengenit sipas saj është Rama.

“Edhe platformat e bashkëpunimit me BE është fakt që kemi tregti të shtuar, Serbia është ldier në Ballkan është eksportuesi më i madh i mallrave ushqimorë e industrialë. Shqipëria duhet të importonte shërbimin e turizmit, secili nga shtete tona dhe tregtia mes mallrave e shërbimeve ekziston tashmë. Kemi biznese të regjistruara në Kosovë, Mal të zi e Serbi. Pavarësisht situatës pandemike lëvizja e mallrave e shërbimet nuk u kufizua, përkundrazi u rritën u dhe shumëfishuan. Unë do ta quaja Ramën lider dhe nxitës të këtij procesi, se sa liderët e tjerë. Ka fituar mandatin e tretë, është në kushte komode”.

Sipas Mesit, bashkimi ekonomik rajonal do t’i shërbejë investimeve të huaja, pasi ka më shumë shanse si një i tërë.

“Nëse duam të tërheqim investime të huaja nuk do vijë në Shqipëri me dy milionë banorë, por duhet ta shohin rajonin si një bashkim ekonomik, ku ai të investojë në një treg që ka më shumë shanse. Me hapjen e kapitujve të veçantë ne duhet të jemi gati dhe të konkurrueshëm në aftësinë konkurruese të njerëzve dhe bizneseve”.

E pyetur nëse do të jetë e lehtë që të bindet Albin Kurti sa i takon kësaj nisme, Mesi thekson se vendimmarrja i takon atij, por Shqipëria do të bëjë përpjekjet e saj që Kosova të mos përjashtohet nga platforma e bashkëpunimit rajonal.

“Marrëveshja e bashkëpunimit rajonal nuk është përjashtuese dhe nuk pengon Kosovën të bëjë marrëveshje me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi. Diskutimi Prishtinë-Beograd është reciprok, Kurti mendon që nëse do të bashkëpunojë do që të jetë i barabartë. Kurti kërkon njohjen reciproke dhe ka gjithë të drejtën e tij morale dhe juridike dhe e quaj pozitive. Vendimmarrja është e tij. Ne mund të bëjmë përpjekjet tona që Kosova të mos e përjashtojë veten nga platforma të bashkëpunimit rajonal, se është në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj, marrëveshja nuk është përjashtuese dhe pastaj marrëveshjet bilaterale dhe trilaterale janë në bazë të vullnetit të secilit vend”.

Sa i takon shtyrjes së procesit të negociatave të integrimit me BE, Mesi thotë se nuk ka asnjë arsye pse nuk kemi një datë, por shton se plotësimin e prioriteteve BE me Shqipërinë ka hyrë në teknalitete që nuk ka hyrë kurrë më parë.

“Nuk kemi një datë dhe ansjë arsye përse nuk kemi datë, e vetmja arsye që BE-ja vuri veton për shkak të Bullgarisë.  Ne kemi 5 prioritete me përjashtimin që 5 prioriteteve iu shtuan me pika ku të përcaktoheshin elemente me data e numra si Gjykata Kushtetuese, të cilat bënë që BE-ja të hynte në teknikalitete që nuk ka hyrë më parë. Dhe në rastin konkret edhe në takimin e fundit pikërisht nga të gjithë anëtarët. Jemi gati me detyra që BE-ja dhe Shqipëria kanë dakordësuar për fazën e radhës. Për mua është një luftë që nuk përfundon asnjëherë dhe në gjykimin tim personal do të doja të ishim më tutje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo ishte një ndër prioritetet e BE duke ndikuar pozitivisht dhe bashkë me SHBA që reforma të ecte ashtu si duhej. Edhe me këtë ne duhet të tregonim hapa pozitivë. Unë nuk jam e kënaqur me çfarë realizoj se sapo realizoj një, shoh çfarë vjen më pas dhe sigurisht që kemi shumë për të bërë”.

Mesi thekson se BE-ja ka interes për Ballkanin perëndimor pasi po investon me paketa financiare që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë, por janë edhe dy agjenda të tjera.

“Është vetë BE-ja që po investon me paketa financiare në Ballkan. SHBA-ja dhe BE-ja kanë interes të veçantë që lidhet me një marrëveshje të fqinjësisë së mirë në Ballkan dhe ruajtja e rendit dhe sigurisë. Ne jemi pjesë e BE dhe rrugëtimi ynë është i qartë. Kemi edhe dy agjenda të tjera të gjelbra dhe inovacionin që janë stimul për investim. Do të hapen vende pune dhe do të përfitojë nga fondi i garancisë i BE për Ballkanin Perëndimor janë 30 mld euro në dispozicion për këtë dekadë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos