Këshilli Kombëtar i PD, thirrur nga Gazment Bardhi dhe i mbajtur “online” vendosi pezullimin e garës për kryetar partie ose zgjedhjet e datës 29 korrik, duke quajtur të gjitha vendimet e Kryesisë të marra së fundmi si të pavlefshme. Bardhi në përfundim të punimeve të Këshillit, njoftoi se është pranuar dhe dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar partie dhe është caktuar një grup deputetësh që të vijojnë procedurat në gjykatë për heqjen e emrit të tij si kryetar partie në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës. (A2 Televizion)
Këshilli Kombëtar i PD “online”, Bardhi: Anulohen zgjedhjet për kryetar, pezullohet Kryesia
