Milan nuk shkon përtej barazimit, Sassuolo i heq dy pikë!

Nga Dea Kozma
12 Tetor 2026, 12:03 | Futboll

Milani ndalet në transfertë dhe humbet mundësinë për të marrë një tjetër fitore në kampionat. Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Sassuolon, në një sfidë ku kaluan të parët në avantazh, por nuk arritën ta ruanin deri në fund.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me Milanin që kërkoi hapësirat për të zhbllokuar rezultatin. Përgjigjja erdhi në minutën e 63-të. Luka Modriç dhuroi një pasim të shkëlqyer për Adrien Rabiot, i cili me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas dhe i dha avantazhin skuadrës së tij.

Por festa e Milanit zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 68-të, Cas Odenthal përfitoi pas një goditjeje nga këndi dhe riktheu baraspeshën, duke ndëshkuar mbrojtjen e kuqezinjve.

Milani tentoi të gjente sërish rrugën e rrjetës, por Sassuolo rezistoi dhe siguroi një ..Një barazim që e mban Milanin të pamposhtur në kampionat, por që nuk i shërben objektivit për të qëndruar sa më pranë kreut në një garë ku çdo pikë ka rëndësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos