Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka marrë vendimin për të pezulluar zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në një mbledhje online të thirrur nga sekretari Gazmend Bardhi, me pjesëmarrjen e 245 anëtarëve u mor vendimi që të mos zhvillohen zgjedhje në datën 29 korrrik. Detajet nga mbledhja i sjell gazetari Anesti Barjamemaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ditarin e orës 09:00 në A2 CNN. (A2 Televizion)
Këshilli Kombëtar online, anulohen zgjedhjet e 29 korrikut! Pezullohet Kryesia e PD
