Klubi i Futbollit të Shkëndijës në Tetovë ka vendosur të akordojë një donacion për personat e prekur nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë.
Kryesia e këtij klubi vendosi që të ardhurat nga shitja e biletave të ndeshjes së të dielës përballë ekipit të Shkupit të bashkohen me donacionet e lojtarëve dhe kryesisë për familjet e dëmtuara në Shqipëri.
Shumë biznesmenë, qytetarë të thjeshtë, ekipe futbolli apo dhe OJF janë bashkuar në këto momente të vështira që po kalon Shqipëria duke ofruar ndihmën e tyre. (A2 Televizion)