Kievi akuzon trupat ruse se kanë torturuar punonjësit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 08:33 | Bota
Kievi akuzon trupat ruse se kanë torturuar punonjësit në

Rusia bën me dije se tashmë ka marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor të Zaporizhzhia dhe zonës përreth tij.

Sipas Gardës Kombëtare ruse, 240 persona që ishin në ruajtje të centralit, hodhën armët dhe u dorëzuan.

Të tjera të dhëna vijnë nga pala ukrainase në lidhje me këtë operacion, e cila akuzon ushtrinë ruse se ka torturuar stafin dhe personelin që ka gjetur duke punuar në ambientet e centralit.

Sipas Kievit, ushtarët rusë kanë dhunuar drejtuesit e centralit për të regjistruar një mesazh, të cilin duan ta përdorin si mesazh propagandistik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos