“Dhjetëra fëmijë nuk kanë njohur paqe në jetën e tyre”, letra e hapur e Zonjës së Parë ukrainase

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 22:14 | Bota
“Dhjetëra fëmijë nuk kanë njohur paqe në

Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka publikuar një letër të hapur në Facebook, ku tregon atë që ka ndodhur dy javët e fundit në vendin e saj.

“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të Kremlinit, të cilët e quajnë këtë një “operacion special”, në fakt ka të bëjë me vrasje masive të civilëve ukrainas”, shkruan Zelenska.

https://a2news.com/2022/03/08/rusia-propozon-armepushim-ne-disa-qytete-te-ukraines-per-sigurimin-e-korridoreve-humanitare/

“Ndoshta gjëja më e tmerrshme e këtij pushtimi janë viktimat mes fëmijëve. 8-vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrkas, ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Apo Polina nga Kievi, e cila vdiq gjatë sulmeve me granata bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse një ambulancë nuk t’i vinte në ndihmë në kohë, për shkak të sulmeve intensive. I porsalinduri i parë i luftës pa tavanin e betonit të bodrumit, fryma e parë e tij ishte ajri i acartë i nëntokës. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohur paqe në jetën e tyre”, shtohet në letër.

Zelenska theksoi se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve: “Teksa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë sulmuar me koktej molotov”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/08/mbi-15-femije-te-vrare-ne-ukraine-zelensky-mund-te-kishin-jetuar-sanksionet-ndaj-rusise-nuk-mjaftojne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos