
Kina ka akuzuar NATO-n se ishte shkaku i rritjes së tensioneve mes Rusisë dhe Ukrainës, çka solli edhe konfliktin e armatosur mes dy shteteve.
Në një dalje për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që t’i merrnin seriozisht shqetësimet e Kinës dhe të shmangnin minimin e të drejtave apo interesave të saj, gjatë përpjekjeve për të zgjidhur krizën mes Ukrainës dhe Rusisë, raporton Reuters. (A2 Televizion)