Kineasti në letërsi, Dhimitër Anagnosti prezanton veprën e re

Nga A2 CNN
25 Prill 2019, 17:39 | Aktualitet

Dhimitër Anagnosti shkruan ende. Dhe duartrokitjet për të vazhdojnë nga të rinj që e kanë model dhe bashkëpunëtorë që e respektojnë edhe përtej shesheve të xhirimit. “Ulliri, pema e dhimbjes”, është përmbledhja më e fundit me tregime që na prezanton artisti. Këto janë vetëm pak nga rreshtat e shkruara së fundmi nga kineasti Dhimitër Anagnosti. Regjisor, producent, mësues dhe skenarist, Anagnosti që mësoi e frymëzoi breza artistësh në Shqipëri, ka prezantuar një tjetër vepër: “Ulliri, pema e dhimbjes”, një përmbledhje tregimesh që i flasin aktualitetit. Për të në skenën e teatrit eksperimental e morën fjalën miq e kolegë, studiues e akademikë, që e mbështetën Anagnostin në këtë përvojë jo të re. Vetë autori zgjodhi vetëm të falënderojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos