Një udhëtim është i kotë, po nuk të la një kujtim me vete, dhe vendi ku kalon natën është padyshim pjesë e rëndësishme. Britania e Madhe ka vende të bukura dhe karakteristike pothuajse kudo, por ato të përfshira në këtë galeri ia vlejnë të vizitohen dhe shijohen enkas, të paktën një natë.
Britania e Madhe ka vende të bukura dhe karakteristike pothuajse kudo, por ato të përfshira në këtë galeri ia vlejnë të vizitohen dhe shijohen enkas, të paktën një natë Një karrocë, si në përrallat që na tregonte gjyshja. Një mundësi unike në mes të natyrës, në Hempshair, për të harruar streset e përditshmërisë dhe kohën që po jetojmë. Buzë një liqeni romantik, eksperienca vlen padyshim 130 euro nata Ashtu si karroca e mëparshme, por nga mesjeta kalojmë në Amerikën e viteve 50. Vetëm se jemi në Bankori, në Aberdinshair, ku për 260 euro deri në 4 persona mund të flenë në një rulotë dhe të kënaqen me vaskën të ngrohur me dru Një tjetër rulotë e tipit amerikan ndodhet në Mundam, Norfolk, por hapësirat janë më të mëdha si dhe kosto me 250 euro nata Në këtë far në ishujt Orknei, ju do të harroni çdo lajm të hidhur nga bota. Do të jeni vetëm ju dhe godina e bardhë e lartë 35 metra, por nuk mungon pishina e ngrohtë dhe sauna, për një relaks maksimal por të përballueshëm, 140 euro nata Po të jeni të lodhur nga bota përreth, mund të ngjiteni në pemë, dhe të përfitoni sërish nga benefitet e një “jacuzzi”, të rrethuar nga kurora jeshile e një pylli të dendur. Një mrekulli për 300 euro nata Vendi ideal ku të kalosh një natë, për të gjithë Don Kishotët e botës. Ish-mulli me erë, kjo godinë e ndërruar në luks modern mund të mbajë deri në 4 persona të rritura, në mes të bukurisë tëSufolkut. Luksi kushton, rreth 350 euro nata
Një tjetër rulotë e tipit amerikan ndodhet në Mundam, Norfolk, por hapësirat janë më të mëdha si dhe kosto me 250 euro nata
Një karavan që të kthen në epokën kur hipit ishin trend ndërkombëtar. Ndodhet në Longnej, ka një oborr në çati dhe dushi ngrohet me dru. Për 100 euro nata është e juajaLondra është e papërballueshme, dhe jo gjithmonë kosto e hoteleve justifikon çmimin. Por eksperienca në këtë mjet lundruese prej 18 metrash në veri të kryeqytetit i vlen 290 eurot për natë. Mund të flenë deri në 4 persona, që patjetër që do të mburren me të njohurit Dikur një mulli që furnizonte me miell gjithë zonën e Ajlshamit në Norfolk, tani godina është shndërruar në një dupleks modern ku 6 persona mund të shijojnë atmosferën rurale të zonës, me një kosto të ulët prej 90 eurosh nata Vilat private në Britaninë e Madhe kanë kosto të lartë , edhe thjesht për qira ditore. Por me 180 euro nata në Kingsuer të Devonit mund të bëni për vete një vilë të viteve ‘60, por me arkitekturë tepër moderne për kohën, me pishinë private, ku mund të mirëpriten deri në 8 persona Të flesh në një kështjellë, mund të jetë me një kosto të papërballueshme. Por është e mundur në këtë mini kështjellë në kufirin skocez të Selkërk, ku për 130 euro nata mund të prenotosh godinën që i përket një baroni, me 4 dhoma dhe një oborr plot pemë frutore, ku mund të ndihesh pjesë e aristokracisë Në Aterington mund të shijohet një vend që të bën të besosh se fshati me hobit të “Zotit të Unazave” ekziston me të vërtetë. Banesat janë karroca të tipit “vardo”, të përdorura tradicionalisht nga komuniteti cigan në Britani. Përreth natyre e qetë dhe toka të mbjella, për 250 euro nata Plazhet në Britani nuk janë ekzaktësisht si ato në Mesdhe, por kjo shtëpi me 4 dhoma në Portrith të afron shumë me atë eksperiencë. Pika e fortë është pamja mbresëlënëse, që mund të shijohet në ujë edhe në stinët e ftohta, falë një “Jacuzzi” spektakolare. Por luksi kushton, rreth 640 euro nata Dikur kishë protestante, kjo godinë e shekullit të 19-të është shndërruar në një super apartament, ku 5 persona mund të flenë me një kosto 187 euro nata Dikur sallë dëfrimi verore në Shropshair, sot kjo godinë e viti 1607 është një parajsë e qetë për dy persona, ku nuk mungon oxhaku dhe një pamje mbresëlënëse rurale. Kosto, rreth 190 euro nata
Nga karrocat, kishat dhe kështjellat që të çojnë në Mesjetë, te mullinjtë dhe faret në mes të natyrës, varkat në Londër dhe shtëpitë... mbi pemë, këto janë disa nga më të veçantat. (A2 Televizion)