Kishte 20 vite që kishte aplikuar, 60-vjeçari nis punën që ëndërronte gjithmonë

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 22:24 | Lifestyle
Kishte 20 vite që kishte aplikuar, 60-vjeçari nis punën që

Një burrë 60-vjeçar më në fund do të nisë punën e tij të ëndrrave, 20 vite pasi kishte aplikuar për të.

Shkrimtari i novelave grafike Paul Grist u aprovua nga kompania Marvel që të punojë për ta, duke i dhënë atij detyrë që të krijojë një histori me superheronj nga Anglia, Skocia, Irlanda dhe Uellsi, dy dekada pasi ishte refuzuar.

“I kisha dërgual letër Marvel-it 20 vite më parë, ku i thoja se isha i interesuar për të shkruar novella grafike me superheroin Union Jack. Me shumë mirësjellje më thanë “falemnderit që na shkruajte, por nuk kemi nevojë”. Po t’i kisha thënë që dua të shkruaj histori me Spider Man, sot do të isha i pasur besoj. Gjithsesi, vitin e kaluar më mori në telefon dikush nga Marvel-i që mbante mend letrën time dhe më në fund do të nis punën që doja të bëja gjithmonë”, tregon Grist për “Daily Mirror”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos