Si do të jetë stina e verës, ose më mirë, si do t’i kalojmë pushimet? Ndoshta asnjëri mund t’i përgjigjet kësaj pyetje, me pandeminë që, edhe me fushatën e vaksinimit masiv, duket ende larg nga përfundimi.
Por padyshim disa shtete kanë bërë plane largpamëse për të mirëpritur turistë nga e gjithë bota, duke riaktivizuar një nga sektorët më të goditur nga masat kufizuese.
Fjala kyçe është ishull. Ishulli është një territor që lehtësisht mund të kontrollohet nga ana shëndetësore, duke monitoruar ikjet dhe ardhjet, dhe nga izolimi gjeografik.
Shteti ynë fqinj, Greqia, po mendon të bazohet pikërisht tek ishujt e saj të shumtë për t’u rikthyer si destinacion i turizmit ndërkombëtar, një sektor që përbën rreth 20% të produktit bruto të vendit.

Disa shtete kanë bërë plane largpamëse për të mirëpritur turistë nga e gjithë bota. Fjala kyçe është ishull 
Greqia ka vendosur të vaksinojë brenda muajit qershor banorët e pjesës më të madhe të ishujve turistikë. Ishulli i parë i vaksinuar tërësisht është Kastellorizo 
Një tjetër ishull grek i vaksinuar është Lipsi 
Lipsi 
Elafonissos, ishull grek me popullësi të vaksinuar 
Egjipti nuk mbetet pas. Autoritetet e Kairos kanë deklaruar se kanë vaksinuar tërësisht dy nga destinacionet më të njohura 
Sharm El Sheik, në Egjipt 
Marsa Alam, në Egjipt 
Më larg nga ne, të njëjtën strategji po e ndjekin edhe parajsat tropikale si Sejshellet 
Sejshellet kanë vaksinuar më shumë se 65% të popullsisë prej 100 mijë banorësh 
Ishujt Cayman, 47% e popullsisë e vaksinuar 
Ishujt Cayman 
Ishujt Maldive, 38% e popullsisë e vaksinuar 
Ishujt Maldive
Qeveria e drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis ka vendosur të vaksinojë brenda muajit qershor banorët e pjesës më të madhe të ishujve turistikë.
Ishulli i parë i vaksinuar tërësisht është Kastellorizo, më pas Lipsi dhe Elafonissos, ndërkohë që fushata vijon në ishujt e tjerë.
Edhe për këtë arsye, Greqia renditet si destinacioni parë turistik për turistët e Europës Veriore dhe për amerikanët.
Egjipti nuk mbetet pas. Autoritetet e Kairos kanë deklaruar se kanë vaksinuar tërësisht dy nga destinacionet më të njohura, Sharm El Sheik dhe Marsa Alam.
Më larg nga ne, të njëjtën strategji po e ndjekin edhe parajsat tropikale si Sejshellet, që kanë vaksinuar më shumë se 65% të popullsisë prej 100 mijë banorësh, ose ishujt Cayman dhe Maldivet, që kanë mbetur tek 47%, ndërkohë që Bermuda ndjek me 38% dhe Antigua me 35%. (A2 Televizion)
