Kishte vrarë në 1992, kapet në kufi një nga 50 më të kërkuarit në Shqipëri

Nga A2 CNN
18 Gusht 2020, 16:02 | Kronikë

Forcat e rendit në bashkëpunim struktura homologe europiane kanë bërë të mundur sot arrestimin e një 61-vjeçari në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për shtetasin Fran Prendi, lindur në fshatin Buhot të Pukës, i cili është dënuar në vitin 1994 për një vrasje për motive të dobëta të ndodhur në Pukë në marsin e vitit 1992.  

Gjurmët e Prendit u zhdukën në vitin 1997, ku pas trazirave në vend ai arriti të dalë nga burgu i Bënçës në Tepelenë.

Fran Gjergji

Informacionet e dhëna nga Njësisë së Posaçme të Kërkimit "Fast" bënë të mundur ndalimin e tij në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Prendi radhitej tek 50 personat më të kërkuar nga kjo strukturë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos