Ky është thesari që prej vitesh propozohet si një nga përrallat më të bukura për pushtetin. Subjekti është i thjeshtë.
Na ishte një herë një fermë kafshësh që ndiheshin të shtypura e të shfrytëzuara nga fermeri i tyre. Një ditë vendosin të ngrenë krye dhe të dëbojnë pronarin. Pushtetin e tufës e marrin derrat. Dhe kështu lind një klasë e re politike, që me kohën do të prezantojë totalitarizmin e ri.
Ferma e kafshëve ka qenë më herët e përkthyer në shqip, por Sokol Çunga ka vendosur të na e risjellë.

Por sa i flet kjo shoqërisë shqiptare? “Është një përrallë sarkastike, që shënjestron Stalinin dhe pushtetin komunist, pas një revolucioni që fillimisht kishte si objektiv përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve, dhe më pas u kthye në një revolucion anti-njeri. Vendosja e totalitarizmit erdhi me zgjedhjet e lira. Sa nga opsionet që na jepen janë propagande, ajër dhe mjegull, dhe kush është realiteti që qëndron pas fjalëve të bukura?” thotë përkthyesi i veprës.
Ndonëse personazhet janë kafshët e një ferme, Orwell me magjinë e shkrimit të kësaj përralle i vesh kafshët me tipare njerëzore si asnjë shkrimtar tjetër. (A2 Televizion)