Lëkundje tërmeti në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 09:06 | Aktualitet
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, në orët e para

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë i shkallës rihter është ndjerë në të gdhirë të ditës së sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, tërmeti ka ndodhur në orën 03:39 të mëngjesit dhe ishte 18 km në jugperëndim të Përrenjasit, 23 km në veriperëndim të Pogradecit dhe 11 km në thellësi.

Lëkundjet e tërmeti janë ndjerë në disa zona, në kryeqytet dhe veçanërisht në zonën e Librazhdit.

Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos