Interi gati të rrëmbejë yllin e Atalanta-s

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 22:53 | Futboll

Interi gati të rrëmbejë yllin e Atalanta-s

Interi ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt transferimit të sulmuesit Ademola Lookman, një nga objektivat kryesorë të merkatos verore për klubin zikaltër. Presidenti Giuseppe Marotta, gjatë një takimi me drejtuesin e Atalantës, Luca Percassi, në kuadër të Asamblesë së Lega Calcio, ka paraqitur një ofertë prej 42 milionë euro, plus 3 milionë bonuse, që e çojnë shifrën e mundshme totale në 45 milionë euro.

Megjithatë, oferta mbetet nën kërkesën e Atalantës, e cila kërkon 50 milionë euro për të lejuar largimin e talentit nigerian, shkruan A2 CNN.

Në anën tjetër, Interi dhe Lookman kanë arritur një marrëveshje paraprake për një kontratë katërvjeçare me pagë nga 4 deri në 4.5 milionë euro në sezon, më shumë se dyfishi i pagës që ai merr aktualisht në Bergamo (1.8 milionë euro).

Marotta nuk ka ndërmend të ushtrojë presion të madh, por do të presë për një përgjigje për dy ose tre ditë. Nëse Atalanta nuk pranon ofertën, Interi do të orientohet drejt një profili tjetër për të përforcuar sulmin e trajnerit Chivu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos