Klubi ukrainas “pushtohet” nga koronavirusi, 25 të infektuar

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 12:22 | Futboll
Klubi ukrainas “pushtohet” nga koronavirusi, 25 të infektuar

25 persona pozitivë dhe të gjithë në të njëjtën skuadër. Ndodh në Ukrainë, në klubin e Karpatit. Pas shpalljes së rezultateve të testimeve, skuadra e vendit të fundit të kampionatit ukrainas është kthyer në një vatër të koronavirusit.

 Ishte Federata e këtij vendi që bëri të ditur përgjigjet nga ku në 65 të testuar, 25 persona rezultuan të infektuar nga i njëjti ekip.

Praktikisht i gjithë klubi i Karpatit ka ndërprerë stërvitjen dhe është vendosur në izolim për 2 javët e ardhshme. Numri i lartë i të infektuarve ka vënë në pikëpyetje rinisjen e futbollit në Ukrainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos