Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka prezantuar të mërkurën librin e saj, “Koha për politikë”. Në ambientet e hotel “Rogner”, politikania tha se në libër renditen idetë e saj për të ndryshuar dhe përmirësuar politikën shqiptare. Ajo theksoi se ka ardhur koha të rikthehen listat e hapura në zgjedhjet e përgjithshme, të cilët duhet të votohen nga elektorati, ndërsa shprehu mendimin se socialistët kanë ndërmarrë nisma thellësisht të djathta, si koncesionet, apo PPP-të, por dështimi i tyre ka ardhur për shkak të zbatimit autokratik. (A2 Televizion)
“Koha për politikë” e Grida Dumës
