Këlliçi: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 15:55 | Politikë

Këlliçi: Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar qeverinë për dhunë ndaj studentëve protestues dhe ka kritikuar vendimin e Gjykatës së Tiranës për caktimin e 6 masave “arrest shtëpie” dhe 11 masave “detyrim paraqitje”.

Ai u bëri thirrje drejtuesve të policisë që të ndalojnë, sipas tij, dhunën ndaj protestuesve dhe të tërheqin efektivët civilë.

“Ndaloni dhunën kafshërore ndaj studentëve. Tërhiqni civilët banditë të armatosur dhe mercenarët e paguar, me të cilët po rrëmbeni qytetarët. Largoni ushtarët e grupeve kriminale që i keni thërritur në ndihmë, për të dhunuar në mënyrë shtazarake studentët”, tha deputeti demokrat.

Këlliçi deklaroi se PD-ja do të vijojë mbështetjen për studentët dhe paralajmëroi se drejtuesit e policisë do të mbajnë përgjegjësi ligjore për dhunën ndaj protestuesve.

Ai tha se partia po dokumenton ngjarjet dhe se nuk do të ndalet përballë, siç e cilësoi, represionit shtetëror. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos