Koço Kokëdhima ishte i ftuar në A2 për të komentuar situatën në vend dhe të sqarojë propozimin e partisë që drejton, Zgjidhja, për një pakt kombëtar për politikën shqiptare, që intereson mazhorancën opozitën por edhe shoqërinë civile. Sipas tij, Zgjidhja nuk do bëhet “pjesë e farsës të PS dhe PD”, parti që politikani dhe sipërmarrësi i njohur cilëson si “autokratike”, fajtoret e kapjes së shtetit , zgjedhjeve të deformuara dhe korrupsionit institucional. Kokëdhima deklaroi se ai është “shembull i deputetit të popullit”, gjë që ia mundëson edhe fakti që sipas tij nuk ka qenë kurrë “pjesë e pushtetit”, pa mohuar rolin e tij aktiv në organizatat rinore edhe në vitet e fundit të regjimit, aty kur deklaron se “jam krenar për rininë time”. Kokëdhima deklaroi edhe që do të kandidojë përballë Erion Veliaj duke i premtuar kryeqytetit “përgjysmimin e taksave” duke “zhveshur” në të njëjtën kohë imazhin “fallco” të kryebashkiakët aktual. (A2 Televizion)
Kokëdhima: Një pakt kombëtar për politikën, nuk jemi pjesë e farsës PS-PD
