Librat e ndaluar 5 dekada më parë ishin të tjerë. Ishin ato që kalonin limitet e realizmit socialist, por sot librat e ndaluar në vendin tonë janë ato që kanë përmbysur dogma në botë. Libra të tillë ka përkthyer, redaktuar e përcjellë Aida Baro. Në rolin e kryeredaktores së shtëpisë botuese Pegi, ajo tregon për kolanën Skandal. Në këtë intervistë me gazetaren Luela Myftari ajo zbulon edhe si i ka pritur shoqëria shqiptare këta libra të cilësuar më parë në botë si skandalozë. (A2 Televizion)
Koleksioni “skandal”, librat e djegur dikur në botë vijnë në shqip dhe kërkojnë lexues
