
Në një Kongres të përçarë, tek një komb i shumë i polarizuar, presidenti Trump do të mbajë fjalimin e dytë për Gjendjen e Kombit.
Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, ai do të adresojë çmimin e lartë të ilaçeve, infrastrukturën dhe sigurinë kombëtare. Tema: Zgjedhim madhështinë. Zyrtarët thonë se presidenti do të synojë të arrijë një ton optimist dy partiak, duke thënë: “Së bashku ne mund të thyejmë dekada të ngërçit politik, mund të kapërcejmë ndarjet e vjetra, shërojmë plagët e vjetra, gjejmë zgjidhje të reja dhe të mbajmë premtimin e jashtëzakonshëm për të ardhmen e Amerikës”.
Por në më pak se 2 javë, kur qeveria pritet të mbyllet përsëri, presidenti Trump do të lëshojë gjithashtu edhe deklarata jo shumë bipartizane. Ai do të kërkojë përsëri financimin për ndërtimin e murit kufitar dhe për këtë mund të shpallë gjendjen e emergjencës.
“Nuk dua ta them, por do ta dëgjoni në fjalimin për Gjendjen e Kombit dhe do ta shikoni se çfarë do të ndodhë më pas”, tha Trump. Fjalimi i presidentit duhej të mbahej me 29 janar, por u anulua nga drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi për shkak të mbylljes së qeverisë. (A2 Televizion)