Basketbolli i meshkujve vijon të shënojë rritje vit pas viti për Kombëtaren Shqiptare.
Kësaj radhe suksesi i takoi ekipit të të rinjve të U-18 të cilët u renditën në vendin e tretë në Kampionatin Europian të Basketbollit që u zhvillua në Andorra për Divizionin C.
Djemtë kuqezi të basketbollit mundën në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt ekipin e San Marinos 66-58 duke sjellë në shtëpi medaljen e bronzit. (A2 Televizion)