
Mick Schumacher, djali i legjendarit Michael Schumacher, ka arritur fitoren e tij të parë në Formula 2.
Gjermani nisej nga “pole position” në Hungari dhe 19-vjeçari arriti që të ruante vendin e parë deri në fund të garës, vetëm një javë pasi bëri një xhiro në pistën e Hokenhajmit me Ferrarin F2004 të babait të tij.
E ardhmja e Mick Schumacher është në Formula 1 dhe ka zëra se herët a vonë do të jetë pilot i Alfa Romeo Sauber. (A2 Televizion)