Komisioni Evropian ul parashikimin e rritjes për ekonominë shqiptare

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2019, 13:30 | Ekonomi
Komisioni Evropian ul parashikimin e rritjes për ekonominë shqiptare

Komisioni Evropian bashkohet me FMN dhe Bankën Botërore në parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare këtë vit.

Sipas raportit të fundit të KE-së mbi projeksionet ekonomike të vendeve kandidate për të qenë pjesë e unionit, ekonomia shqiptare pritet të rritet këtë vit me 3.9%, me pak sesa rritja 4.2% e parashikuar nga qeveria.

Ky është parashikimi që Komisioni Evropian kishte bërë që në projeksionet e vjeshtës.

Raporti përmend në kategorinë e zhvillimeve kryesore protestën e studentëve, që u shoqërua me ndryshime në qeveri, me shkarkimin e ministres së Arsimit dhe 7 ministrave të tjerë.

Raporti vlerëson rritjen e punësimit  me 1.8% për moshat 15 deri 64 vjeç në tremujorin e tretë të 2018-ës.

Ndërkaq në fokus ka qenë edhe politika monetare, ku vlerësohet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun e këmbimit për të blerë valutë e për të frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të euros. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos