Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 14:08 | Ballkani
Komisioni i PE-së miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme i ka thënë po liberalizimit të vizave për Kosovën.

Anëtarët e Komitetit votuan “pro” lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Marrëveshja tripalëshe për liberalizimin e vizave për Kosovën është aprovuar me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime.

Miratimi i marrëveshjes në këtë komision të PE-së dëshmon se formalizimi i vendimit të bllokut evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën po shkon sipas planit dhe procedurave përkatëse, ku përfshihen institucione të ndryshme të BE-së, raporton REL.

PE-ja ka caktuar deputetin socialist nga Holanda, Thijs Reuten, raportues të saj për dosjen që ka të bëjë me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Reuten ka deklaruar disa herë se Parlamenti Evropian do të punojë me shpejtësinë maksimale për këtë proces, i cili, siç ka thënë ai, veçse ka zgjatur shumë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos