Komiteti i Imunizimit: Do vijojmë me AstraZenekën, përpjekje për vaksinën ruse e kineze

Nga A2 CNN
17 Mars 2021, 15:37 | Aktualitet

Shqipëria do të vijojë aplikimin e AztraZenekës, ndërsa kanë nisur përpjekjet për të siguruar vaksinën ruse dhe kineze.

Sipas ekspertëve të Komitetit të Imunizimit, pezullimi i vaksinës së Astra Zenekës nga shumë vende në Europë nuk ka baza shkencore. Pas qëndrimit fillestar të Agjencisë Europiane të Barnave, komiteti vendosi të vazhdojë vaksinimin me AstaZenekën.

“Asnjë vërtetim nuk ka dalë që ka pasur shkak-pasojë, vendimet kanë qenë më shumë politike sesa nga grupet e ekspertëve”, thotë Aida Bushati, përfaqësuese e komitetit të imunizimit që shton se Shqipëria është e hapur ndaj çdo vaksine të certifikuar nga vendet prodhuese dhe po bëhen përpjekje për vaksinën ruse dhe kineze.

Aida Bushati

Për  personat të cilët e kanë kaluar koronavirusin, komiteti ka propozuar të aplikohet vetëm një dozë vaksine, si për Pfizer ashtu dhe AstraZeneka.

Ditët e fundit kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë kanë artikuluar nisjen e një procesi masiv të vaksinimit të shqiptarëve, por deri tani nga marrëveshjet me Pfizer dhe Covax kanë ardhur mbi 80 mijë doza. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/17/vaksina-e-astrazeneca-britania-eshte-e-sigurt-ka-ulur-ndjeshem-shtrimet-ne-spital/

A2 CNN Livestream

Latest Videos