
Prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer Inc dhe kompania gjermane BioNTech SE, të cilat po zhvillojnë një përpjekje të përbashkët për krijimin e një vaksine kundër koronavirusit, bëjnë me dije se produkti i tyre ka dhënë sinjale mjaft pozitive dhe shumë shpejt pritet të nisë testimin te njerëzit.
Produkti eksperimental i këtyre kompanive të njohura, mund të jetë ndër vaksinat e para të miratuara për përdorim në SHBA për virusin, i cili ka infektuar mbi 1.2 milionë njerëz dhe iu ka marrë jetën rreth 71 mijë prej tyre.
Kompanitë nënvizojnë se vaksina e tyre përdor teknologjinë ARN, e cila mund të lejojë që ajo të prodhohet më shpejt sesa rastet tipike që duhen për të zhvilluar një vaksinë për disa vite. (A2 Televizion)