Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa zona

Nga Edi Ruçi
22 Tetor 2026, 07:40 | Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa zona

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës kanë shkaktuar probleme të përkohshme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës, ku është konstatuar prezencë uji.

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa zona

A2 CNN raporton se ndër zonat e prekura kanë qenë bulevardi “Ismail Qemali”, zona e Albano dhe Romina, pranë bibliotekës, si dhe zona e Muradies.

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa zona

Pas ndërprerjes së reshjeve, situata është përmirësuar. Mëngjesin e sotëm, rrugët paraqiten të kalueshme dhe nuk konstatohet më prezencë uji në akset e prekura.

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa zona

Sipas gazetarit të A2 CNN deri në këto momente, situata në qytet paraqitet e qetë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos