
Rrogozhina është në festë. Ekipi i tyre, Egnatia, ka siguruar edhe një vit qëndrim në Superiore pas fitores në finalen play-off kundër Korabit të Peshkopisë.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0, në një ndeshje të dominuar nga ekipi i Superiores, që shënoi në pjesën e parë me Delarzh, dhe në përfundim të ndeshjes me Xhekson, i cili realizoi një penallti.
Ndeshja pati një epilog të hidhur, aty ku tensioni u shfaq me përplasje në fushën e blertë midis lojtarëve dhe hedhje sendesh të ndryshme nga tribunat. (A2 Televizion)