Koncesioni Milot-Fier, rihapja e garës, Balluku: Pati interes, por nuk gjetën financim

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 14:56 | Ekonomi
Koncesioni Milot-Fier, rihapja e garës, Balluku: Pati interes, por nuk

Qeveria nuk tërhiqet nga koncesioni i rrugës Milot-Fier. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se tenderi do të rihapet në fillim të vitit, me të njëjtat kushte, pavarësisht se herën e parë pati vetëm një ofertues. Sipas Ballukut, interes pati, por kompanitë e kishin të vështirë të gjenin financimin.

“Milot-Fier është një proces i nisur, një garë që e ka kryer kohën e vet dhe nuk kemi probleme me procedurat ligjore. Unë besoj se do të hapet pas datës 20 janar”, u shpreh Balluku.

Duke folur për aeroportet, Balluku u shpreh se tenderi për Aeroportin e Vlorës është pezulluar për shkak të një procedure standarde ankimimi, por do të përfundojë brenda janarit. Sakaq, ministrja u shpreh se lajmin për blerjen e aeroportit të Rinasin e ka marrë vesh nga mediat.

“Jam informuar nga mediat dhe më pas edhe ne e kemi kontrolluar në QKR, por nuk kemi asnjë informacion nga palët blerëse. Nuk kemi një kërkesë zyrtare për transferim aksionesh”, u shpreh ministrja.

Balluku ndërkohë deklaroi se qeveria është ende në pritje të një investitori serioz për të marrë përsipër rafinerinë e Ballshit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/12/09/investimi-te-rruget-bushati-vendi-ka-nevoje-per-pune-publike-soko-hije-dyshimi-per-synimet-e-qeverise/
https://a2news.com/2020/12/09/projektet-e-rrugeve-ekspertet-kunder-qeveria-te-tregoje-kujdes-me-parate/

A2 CNN Livestream

Latest Videos