Kriza e pandemisë, zv/guvernatorja e BSH: Bankat, më të kujdesshme në analizat e kreditimit

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 22:59 | Ekonomi
Kriza e pandemisë, zv/guvernatorja e BSH: Bankat, më të

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, u shpreh në A2 Business Week se për shkak të krizës, bankat janë bërë shumë më të kujdesshme në analizat e tyre të kreditimit të projekteve të reja që paraqiten për t’u kredituar nga sistemi bankar.

“Duhet të themi se sistemi financiar shqiptar ka një karakteristikë të ngjashme edhe me sistemin financiar bankar në BE, por edhe me vendet e rajonit, që është: bankat janë dominuese në këtë sistem. Kjo do të thotë se kreditimi i ekonomisë nga bankat është ekstremisht i rëndësishëm pasi nuk ka aktor tjetër që mund të zëvendësojë financimin e bankave për ekonominë, për biznesin dhe për individët. Në këtë kontekst, nëse flasim si po e bën sektori bankar shqiptar këtë funksion të rëndësishëm të tij për ekonominë shqiptare, duhet të flasë për portofolin e kredisë që është i regjistruar. Sot, portofoli i kredisë përbën 38% të aseteve të bankave. Kjo është një shifër nën mesataren e vendeve europiane. Në këto 15 vite, bankat kanë ecur me ritme të kënaqshme, por janë nisur nga një bazë shumë e ulët.

Gjatë këtij viti, për shkak të krizës, bankat janë bërë shumë më të kujdesshme në analizat e tyre të kreditimit të projekteve të reja që paraqiten për t’u kredituar nga sistemi bankar. Kjo situatë ka edhe anën tjetër, ku politika monetare e Bankës së Shqipërisë ka krijuar një ambient me norma interesi më të ulëta (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos