
Personi i parë që ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të koronavirusit ishte një grua në të 50-at, me “probleme të tjera të rënda shëndetësore”. Këtë e konfirmoi Presidenti amerikan Donald Trump, në një konferencë për mediat të shtunën.
“Ajo ishte një grua e mrekullueshme”, tha Trump. Më parë, Guvernatori i shtetit të Uashingtonit, ku edhe jetonte viktima, i ishte referuar si mashkull.
Më pas, Zv.Presidenti Mike Pence bëri të ditur kufizimet e udhëtimeve që kishte miratuar qeveria amerikane si përgjigje për përhapjen e koronavirusit. Çdo i huaj që ka vizituar Iranin nuk do të lejohet të mbërrijë në SHBA, tha Pence, ndërsa shtetasit amerikanë janë të këshilluar të mos udhëtojnë në disa qytete specifike në Itali dhe Korenë e Jugut, dy shtetet me numrin më të madh të të prekurve pas Kinës. (A2 Televizion)