
Luca Zaia, guvernator i Venetos, ka kërkuar falje publike pasi në një intervistë televizive akuzoi kinezët si “popull i pistë” dhe shtoi se kishte parë video ku ata hanin minj të gjallë.
“Jam masakruar për një frazë që doli keq. Nëse dikush është ndjerë i ofenduar, kërkoj falje”, tha guvernatori pasi Ambasada e Kinës në Itali e kritikoi ashpër atë për “frazat ofenduese”.
“Nuk ishte qëllimi im që të përgjithësoja. Doja të vija në dukje lajmet e rreme dhe videot që qarkullonin përpara se virusi të vinte në Itali”, shtoi Zaia për “Corriere della Sera”.
Në lidhje me higjienën dhe zakonet e kinezëve, Zaia saktësoi: “Doja të thoja se siguria ushqimore dhe sanitare ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ishte një reflektim për një vend që ka motropole modern dhe zona të tjera që janë komplet e kundërta”. (A2 Televizion)