Kërkesa për transparencë mbi faktet dhe provat që çuan në vendimmarrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen non grata të Sali Berishës, nuk është vetëm e kryedemokratit, por edhe e Kongresit Amerikan. Konfirmimi vjen nga deputeti Belind Këlliçi, pas kthimit nga SHBA ku u takua me kongresmenë dhe senatorë. Sipas tij në ditët në vijim do të ketë zhvillime mbi këtë çështje. (A2 Televizion)
“Kongresi Amerikan kërkon prova për shpalljen non grata të Berishës”, Këlliçi: Muajt në vijim do të ketë zhvillime
