Pasuritë e konfiskuara kthehen investim në arsim, deputetja e PS: Laboratore për shkolla

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2026, 10:48 | Aktualitet

Pasuritë e konfiskuara kthehen investim në arsim, deputetja e PS:

Pasuritë e konfiskuara kanë nisur të kthehen në investime për arsimin.

Me iniciativë të deputetes socialiste, një ndër ta është edhe ngritja e laboratorit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në njësinë administrative Labinot Mal të Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama përcjell se ky investim është bërë i mundur pas kërkesave të banorëve të këtij qarku, drejtuar deputetes gjatë programit “Prania Besnike”, për të cilën deputetja kërkoi mbështetje nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Një nga kërkesat që është bërë më shumë dhe në takimet që bëjmë me Praninë Besnike ka qenë më së shumti nga prindërit tuaj që të kemi një laboratorë ku lënda e TIK të mund të ushtrohet 100% në praktikë dhe jo vetëm në teori. Jam shumë e lumtur që arritëm dhe një bashkëpunim shumë të mirë. Menjëherë sapo e kam dërguar në rrugë institucionale kërkesën, drejtoresha, Kryeadministratorja më është përgjigjur në kohë rekord dhe tha që po patjetër do të vijmë në Labinot Katund dhe do ta transformojmë një klase atje në një laborator të mirëfilltë TIK-u dhe ashtu ngjan sot”, u shpreh Mila.

Nga ana e saj kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Risena Xhaja, theksoi se kjo ishte hera e parë që institucioni merrte një kërkesë nga komuniteti përmes nismës “Prania Besnike”.

Një tjetër element i rëndësishëm i kësaj nisme është përfshirja e të rinjve të sipërmarrjes Switch Technologies, e cila nisi si një startup në Elbasan. Ata do të ndajnë përvojën dhe njohuritë e tyre me nxënësit, duke i ndihmuar të hedhin hapat e parë në botën e teknologjisë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos