
Pas skandalit me ish- drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, themelet e sigurisë së shtetit kanë rënë. Kështu u shpreh në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme e të Mbrojtjes, deputeti demokrat Isuf Çelaj, ku në paraqitjen e projektbuxhetit nga drejtuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror u kërkua të kalohej në seancë me dyer të mbyllura.
“Situata ku ndodhet sot SHISH pas skandalit me ish- drejtoreshën Vlora Hyseni që është akuzuar nga SPAK për bashkëpunim me persona që janë pjesë e krimit të organizuar për shitje të informacioneve, nuk ka pse mbyllni dyert. Themelet e sigurisë së shtetit kanë rënë dhe ju thoni po diskutojmë shifra me dyer të mbyllura. Çfarë po diskutoni? Duhet t’ua bëni të qartë shqiptarëve dhe Edi Ramës që ju si mazhorancë shefin e SHISH nuk mund ta përdoruni për qëllime politike e personale. Në atë moment që përdoret për këto interesa e ka humbur funksionin kushtetues që ka”, tha ai. (A2 Televizion)