Konsultimi (jo) publik – “31 Minuta”

Nga A2 CNN
23 Tetor 2023, 21:40 | 31 Minuta
Konsultimi (jo) publik – “31 Minuta”

Prej vitit 2014, Shqipëria ka një ligj të posaçëm për konsultimet publike që synon t’i japë qytetarëve një rol të drejtpërdrejtë në shprehjen e tyre për projekt-ligjet. Për shumicën e projektligjeve, veçanërisht ato që ndikojnë në jetën e qytetarëve, konsultimi publik duket formal ose burokratik.

Megjithëse teknologjia e lehtëson pjesëmarrjen, në vitin që lamë pas në regjistrin elektronik rezultuan vetëm 497 komente. Pse ka kaq pak pjesëmarrje nga qytetarët? Sa e njohin ata procesin? Dhe sa janë marrë parasysh komentet e palëve të interesuara në rastet kur ka konsultim publik? Këto dhe të tjera pyetje, marrin përgjigje në këtë episod të “31 Minuta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos