
Gjykata e Durrësit lë në burg 8 nga 20 të arrestuarit e kontejnerit me banane, ndërsa të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.
Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorit Afrim Shehu, i cili kërkoi masën e sigurisë arrest në burg për 8 nga 20 të arrestuarit. Konkretisht për Gentian Halilin, operator i kompanisë Mariner, Rajd Bletën, punonjës i FSP, Gjergj Doraci, FSP, Shefqet Elezin, Profit Tola, Skënder Plaku, FSP, si dhe Altin Muhametaj dhe Nazmi Allgjata, punëtorë te kompanisë “Zico” sh.a.
Për Armand Muratajn, Adi Qevanajn, Shpëtim Hajdinin, Adem Brashën, Veis Kuçin dhe Jurgen Gjeçin akuza kërkoi pezullim nga ushtrimi i detyrës a shërbimit publik dhe detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore.
Ndërkohë, për shtetasit Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Ali Bajrami, Klaudio Lala dhe Andrea Xhavara u kërkua vetëm masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. (A2 Televizion)