
PSG po bën çmos për të mbajtur Mbappe në skuadër duke i ofruar një kontratë ëndrrash.
Sipas mediave të huaja në Francë, klubi i ka ofruar yllit parisien një kontroll total në operacionet sportive çfarë do të thotë se lojtari është i lirë të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, si edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris, e cilët të largohen prej aty.
Kontrata e Mbappe-s me skuadrën e Parisit skadon muajin e ardhshëm dhe pavarësisht tentativave të shumta talenti duket se e ka marrë vendimin për t’u larguar. (A2 Televizion)