Propozimi i Edi Ramës që KFOR të marrë kontrollin e veriut në Kosovë, sipas Sali Berishës është pjesë e një skenari të gatuar në një takim sekret në selinë e OKB në Nju Jork, ku thotë se pjesëmarrës ishin dy kryeministra nga Ballkani, si dhe presidenti serb Vuçiç. Berisha përsëriti se pjesë e këtij skenari është ndarja e Kosovës mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndaj kërkon nga ndërkombëtarët që të mos pranojnë asnjë ndërhyrje të Ramës. (A2 Televizion)
Kontrolli i veriut nga KFOR, Berisha: Skenari u ndërtua nga Rama e Vuçiç në një takim sekret në OKB
