Korçë, mbesa e të moshuarve erdhi nga Lombardia, enigmë infektimi i 30-vjecarit

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 13:38 | Aktualitet
Korçë, mbesa e të moshuarve erdhi nga Lombardia, enigmë

Korça ishte qyteti të cilit iu shtuan 3 raste të reja të koronavirusit në Shqipëri. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish dhe një të ri 30 vjeçar, menaxher i një lokali të njohur në atë qytet.

Nga burimet e A2, mësohet se më datë 2 mars mbesa e të moshuarve ka ardhur nga Italia, pikërisht nga Lombardia që tashmë është vatra kryesore e infeksionit në Europë.

Por ndërkohë që situata e të moshuarve  paraqitet tashmë e rëndë, mbesa dhe djali i çiftit rezultojnë si negativë nga testimet për COVID -19, dhe ka mundësi që ata ta kenë kaluar si asimptomatikë sëmundjen.  

Ndërkohë, enigmë mbetet infektimi i 30 vjeçarit i cili prej disa ditësh ka qenë i shtruar në senatoriumin e Korçës. Testi i tij i parë ka dalë negativ, por në testin e dytë ka rezultuar i prekur me COVID-19.

Mjekët dhe infermierët po monitorohen për simptomat, pasi mund të ketë përhapje të virusit brenda spitalit, po ashtu po monitorohen dhe personat e kontaktuar nga 3 të prekurit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos