Korçë, një punonjës policie dyshohet për koronavirus

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 21:29 | Aktualitet
Korçë, një punonjës policie dyshohet për koronavirus

Një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Sipas burimeve të A2, polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh.

Qyteti i Korçës po përjeton ditë vërtetë të vështira. Pas rasteve të para me koronavirus, numri i të prekurve në këtë qytet u rrit menjëherë ditën e martë. Përveç rasteve të konstatuara pozitive me Covid-19, një numër i konsiderueshëm personash tani janë në karantinë për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me personat e infektuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos