
Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një njoftimi zyrtar ka vendosur të pezullojë aktivitetet e saj për një periudhë 2-javore deri më 7 prill.
Nga pezullimi përjashtohen vetëm disa raste emergjente, si seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, që do të ndodhin gjithsesi pa publik.
Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike. (A2 Televizion)