Euro ka pësuar një rritje të pazakontë në tregun tonë të këmbimit duke arritur nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Një forcim i tillë, nuk i përgjigjet logjikës ekonomike. Ndërkaq ditët e vështira të ekonomisë shqiptare nuk nisin me pandeminë e koronavirusit. Instituti i Statistikave ka raportuar se në tremujorin e fundit të 2019-ës, ekonomia shqiptare shënoi rritje negative, ose e thënë ndryshe në këtë periudhë ka qenë në recension. I ftuar në A2 Business, Edvin Libohova, ekspert për tregjet financiare, njëherazi Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë. (A2 Televizion)
Koronavirusi dhe tregu valutor, përse po rritet euro?
