“Skenarët e përgatitur për Kosovën nuk janë ata që i duhen vendit”

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 13:08 | Aktualitet

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, komentoi te Ditari në A2 krizën politike të shpërthyer në mes të asaj shëndetësore. “Rrëzimi i qeverisë Kurti në këtë kohë pandemie është treguesi më i mirë se skenarët që janë përgatitur për Kosovën nuk janë ato që i duhen vendit. Të rrëzosh një qeveri në 50 ditë pune, kur më e pakta do të ishte që të ofroheshin në kushte normale së paku 100 ditë të tregojë punën e vet, dhe nëse kësaj i shtojmë faktin që kjo ndodhi në kohë pandemie, kjo është e pandërgjegjshme”, u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos