Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, kemi parandaluar SARS-in

Nga A2 CNN
31 Janar 2020, 11:12 | Aktualitet
Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, kemi parandaluar SARS-in

Presidenti Ilir Meta tha se Shqipëria është seriozisht e ekspozuar ndaj kronavirusit dhe duhet të marrë masa për ta parandaluar. Ndryshe nga sa deklaroi pak orë më parë Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, që thanë se vendi ynë është ende në shkallën rreziku të ulët, Presidenti i bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse të tregojnë kujdes maksimal.

“Mendoj se është koha për të marrë masat më të forta. Shqipëria ka eksperiencë në raste të tilla, siç është parandalimi i SARS-it”, tha Presidenti në një prononcim për mediat. “Mendoj se rastet në Itali dhe ndoshta një rast në një vend tjetër fqinj, e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht depërtimin e këtij virusi në vendin tonë. i kemi të gjitha mundësitë, në rast se të gjithë bëjnë detyrën me përgjegjësi maksimale”.

https://a2news.com/2020/01/31/mbreteria-e-bashkuar-konfirmon-2-rastet-e-para-me-koronavirus-ne-gjermani-shkon-ne-5-numri-i-te-infektuarve/

Deri tani Italia ka konfirmuar dy rastet e para të personave të infektuar me virusin kinez që mendohet se u përhap nga qyteti Wuhan, ndërsa 2 rastet e para janë konfirmuar në Britaninë e Madhe. 5 persona të infektuar janë raportuar në Gjermani, të gjithë kolegë në një ndërmarrje, të infektuar nga një kolege e tyre kineze. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/31/koronavirusi-shqiperia-ne-risk-te-ulet-ishp-do-shtojme-masat-e-kontrollit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos