“Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj sulmeve”, Nini: Duhet një ministri për sigurinë e bizneseve

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 22:00 | Aktualitet

“Sistemet e bankave në Shqipëri të ekspozuar ndaj

Vendi ynë ka dështuar në mbrojtjen e sistemeve informatike, duke u ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike. Këtë shqetësim ndau në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, drejtori i AcroMax Aldor Nini, sipas të cilit ndërhyrjet që janë bërë në to përdorin teknologji të vjetruara dhe të pa përditësuara, çka i bën të ekspozuara ndaj sulmeve.

“Pikërisht ja këtu ne kemi dështuar. Ne kemi dështuar në këtë pikë. Të gjitha ndërhyrjet që janë bërë në sistemet tona janë nga ana teknologjike banale. Nuk është se ne kemi një kemi pasur një lloj sigurie të ngritur dhe na kanë sulmuar dhe na kanë vëzhguar dhe kanë gjetur çelësat, kanë janë futur, kanë gjetur sistemin. Jo, ato kanë bërë skanimin e parë që mund ta bësh sot me inteligjencë artificiale për dy minuta edhe te pika e tretë e kanë gjetur derën të hapur, janë futur, i kanë marrë gjërat dhe kanë ikur. Ky është niveli që ne kishim sot”.

Sipas tij, e njëjta teknologji e vjetëruar përdoret edhe për bankat ku sistemet e tyre mund të aksesohen nga jashtë.

“Çfarë sigurie kanë bankat? Ato bankat që i kanë sistemet nga jashtë që integrojnë në Shqipëri janë pak më të sigurta se vendos ai jashtë se cilat janë masat e integrimit. Por po të shikosh bankat që kanë IT-në të brendshme çfarë sistemesh përdorin ato herë i përditësojnë ato sistemet. Unë nga ato investigimet që i kam bërë një në mënyrë sipërfaqësore se isha kurioz ta bëja për një orë, dy orë, pashë që atje përdoren sisteme aq të vjetra të papërditësuara. Aksesoheshin gjëra nëpër server që nuk duhet të jenë fare të aksesueshme nga jashtë që nëse një person ka qëllim të keq mund të hyjë atje. Edhe ne nuk e dimë fare a kanë hyrë sot sepse jo çdo njeri t'i prish sistemet. Ai futet edhe vëzhgon, merr informacione. Mund të jenë shërbimet informative të huaja, të cilët sot mund të kenë të gjitha transaksionet tona. Ai nuk do i nxjerrë publike ose të na i fshijë, të na i krijojë probleme. Ai do i përdorë, mund t'i shesë, mund t'i përdorë për informacionet e veta. I përdor për shantazh nesër, për një bashkëpunim”.

Në këto kushte Nini propozon krijimin e një ministrie kibernetike të bizneseve, sikurse në Gjermani.

“Kështu që këtu në Shqipëri duhet të ketë siç ka në Gjermani, një ministri të caktuar shtetërore e cila merret përveçse sigurisë të vetë që e ka për institucionet e veta, të merret edhe me sigurinë e bizneseve t'i monitorojë ato”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos