“Veting dhe audit!”, Shala i jep këshilla kreut të ri të SHISH: Ja çfarë duhet të ndryshosh

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 21:10 | Aktualitet

"Të ndërpresë depërtimin dhe nxjerrjen e informacionit të klasifikuar, të ndryshojë faqen e SHISH dhe të rikthejë besueshmërinë e institucionit". Këto janë disa nga prioritetet që eksperti i sigurisë Xhavit Shala, i sugjeroi drejtueses së sapo zgjedhur të SHISH, Esmeralda Hasani në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Po vjen në një situatë ku ajo që ishte para është nën arrest. Kjo do ketë një detyrë shumë të madhe të ndryshojë faqen e institucionit se u anatemua shumë. Do t’i duhet të ndërpresë nëse nuk është ndërprerë mundësinë e depërtimit e shkeljes së kornizës së informacionit të klasifikuar. Kjo është detyrë imediate”, tha Shala në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Sipas tij drejtuesja e re e SHISH duhet të nisë edhe një proces të plotë verifikimi të personelit dhe një auditim të akteve dhe rregullave të brendshme. Gjithashtu duhet të përcaktojë nëse rrjedhja e informacionit ishte një rast i izoluar apo pasojë e problemeve strukturore të institucionit.

“Pastaj puna me personelin një veting i plotë i personelit është i domosdoshëm. Të fillojë një audit i normave dhe akteve, për ta ndarë përfundimisht; kjo nxjerrje sekreti e informacioni ishte zhvillim kalimtar, apo pasojë e sistemit që sistemi nuk mbron dot vetvete. Këto duhen ndarë që në fillim. Ka një problematikë të madhe. Ajo ka fatin e mirë që vjen nga brenda sistemit. Nuk është e profesionit të inteligjencës por më pëlqen që është marrë me veprimtari kërkimore shkencore. Ka bërë punë inteligjente në fushë tjetër. Duhet të jetë e certifikuar me certifikatë sigurie siç kërkohet aty. Personelin e njeh, nuk jam për ta paragjykuar. Ajo duhet të punojë shumë që të rikthejë besueshmërinë tek institucioni se ato që ndodhën nuk janë fare të lehta”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos