
Pishinat do të përdorin më shumë klor këtë vit kur të rihapen për publikun pasi një kërkim ka treguar se një përqendrim i lartë i këtij kimikati mund të vrasë koronavirusin.
Britanikët mund të notojnë në liqene dhe det pas lehtësimit të masave të izolimit, por kryeministri Boris Johnson tha muajin e kaluar "nuk mund të bëjë asgjë për pishinat" pasi ekziston një "rrezik më i ulët jashtë sesa brenda".
Por një kërkim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetit ka zbuluar se një përqendrim i caktuar i klorit mund ta eliminojë koronavirusin në ujë.
“Swim England”, organi qeverisës kombëtar për këtë sport, tani po zhvillon rregullat e distancimit dhe klororizimit për 4,000 pishina të mbyllura që të jenë gati kur ato të rihapen për publikun, transmeton Telegrafi. (A2 Televizion)